Një rruge në Srebrenicë i ndryshohet emri, prej sot aty është vendosur pllaka e ‘Republika Srpska’

Prishtinë | 13 Qer 2024 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Një tabelë me emrin e rrugës ‘Republika Srpska’ në vend të ‘Marshala Tita’ është vendosur në qytetin e Srebrenicës. Ky është rezultati i një vendimi të fundit të parlamentit vendor për ndryshimin e emrave të disa rrugëve.

Këtë e dëshmojnë fotografitë e publikuara në mediat boshnjake e që janë marrë nga Srebrenica. Banorët nuk e dinë nëse është një lëvizje e komunës apo nëse është bërë nga ndonjë individ.

Kuvendi Komunal i Srebrenicës miratoi vendimin për ndryshimin e emrit të rrugëve në këtë qytet, ndërsa përfaqësuesit boshnjakë e kundërshtuan ashpër atë dhe u larguan nga seanca.

Përveç rrugës Marshal Tito, Sheshi i Heroit Kombëtar Mihajlo Bjelakoviq do të quhet Sheshi Republika Srpska, Parku i Qytetit të Srebrenicës është riemërtuar në Parkun Major Kosta Todoroviq dhe Rruga Reufa Selmanagiq Crnog është riemëruar Rruga Dubrovacka.

Të ngjashme