Një serb arrestohet në Pejë, akuzohet për krime lufte

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë arrestuar në Pejë Scetomir Baçeviqin, person i zhvendosur nga fshati Bellopojë afër Pejës, i cili aktualisht jeton në Gornji Millanovac të Serbisë.

Ai është arrestuar nën akuzën për krime lufte. Lajmin e ka konfirmuar për portalin në gjuhën serbe, Kosovo Online, kryetari i, siç e quajnë serbët, Organit të përkohshëm të Komunës së Pejës, Millosh Dimitrijeviq. Ai ka thënë se Baçeviq kishte ardhur në Pejë për kryer disa punë rreth rregullimit të dokumenteve personale, ndërsa Policia e Kosovës, pas privimit nga liria dhe marrjes në pyetje e ka transferuar në Prishtinë me dyshimin se ka kryer veprën penale krime lufte.

“Baçeviq kishte ardhur për të rregulluar dokumentet personale në Pejë, por me gjasë dikush e kishte denoncuar dhe policia e ka arrestuar dhe e ka marrë në pyetje”, ka shtuar Dimitrijeviq.

përpjekur të vendos kontakt me komandantin e policisë në Pejë si dhe me zëdhënësin, por ata nuk janë përgjigjur, kështu që përmes nënstacionit në Gorazhdec kemi marrë vesh se Baçeviqi ngarkohet me veprën penale krime lufte dhe se për ketë arsye e kanë transferuar në Prishtinë”, ka thënë ai.

Dimitrijeviq ka thënë se Svetomir Baçeviqi i arrestuar kishte ardhur edhe herë të tjera në vendlindjen e tij dhe se asnjëherë nuk kishte pasur probleme, meqë para luftës kishte punuar si postier në Pejë dhe nuk kishtye marrë pjesë në çfarëdo konfliktesh luftarake.

“Prandaj është e pakuptimtë që të arrestohen njerëz që fare nuk kanë marrë pjesë në zhvillimet luftarake, e lëre më të ketë bërë krime lufte. Ky është një mesazh i qartë për serbët e kthyer se nuk janë të mirëseardhur dhe se veprimet e tilla janë shqetësim shtesë për popullsinë tjetër serbe në Kosovë”, është shprehur Dimitrijeviq.

Nga institucionet e Pejës nuk ka pasur ndonjë njoftim a reagim rreth kësaj ngjarjeje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme