Një shofer në ShBA bie me veturë nga ura e lartë 20 metra, mbijeton

| 10 Shk 2021 | 15:07 | Nga

Një shofer kamioni në Wisconsin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbijetoi për mrekulli nga një rënie me veturë nga një lartësi prej 20 metrash.

Një video nga pamjet e kamerave të Departamentit të Transportit të Wisconsin shfaq një kamion të kuq që bie nga niveli i lartë i urës në Milwaukee të shtunën në mëngjes pasi shoferi humbi kontrollin e automjetit.

Pasi kamioni ra në tokë, dy shoferë të tjerë u hodhën për ta ndihmuar burrin. Ai ishte akoma i vetëdijshëm dhe nuk dukej i plagosur rëndë.

Zjarrfikësit e Milwaukee e çuan atë në spital dhe nuk dihet ende saktësisht se çfarë lëndimesh ka marrë ai, shkruan New York Post .

Autoritetet lokale thanë se po punojnë për ta hequr borën nga trotuari sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur aksidente të ngjashme.

Të ngjashme