Një shqiptar ka humbur jetën pas një zjarri që ka përfshirë një fabrikë kanabisi.
Ai ishte bllokuar brenda fabrikës pasi mori flakë, bashkë me një tjetër person, gjithashtu shqiptar.
Për pasojë, 43-vjeçari humbi jetën, ndërsa 20-vjeçari mundi të mbijetonte dhe aktualisht është larguar edhe nga spitali, pasi mori ndihmën mjekësore raporton abcnews.al.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të enjtes, më 4 qershor, në një fabrikë në Brierley Hill.
Për arsye ende të paqarta, fabrika ku rritej dhe përpunohej kanabisi mori flakë bashkë me dy shqiptarët brenda.
Të enjten, pas orës 19:30, shqiptarët u nxorën dhe u dërguan në spital.
43-vjeçari humbi jetën nga plagët e marra ndërsa i riu mbijetoi.
Identiteti i tyre nuk bëhet me dije, ndërkohë që një nga detektivët u shpreh se ata ishin viktima të trafikimit në Mbretërinë e Bashkuar.