Një shtatzënë e infektuar me Coronavirus, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 13:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Doktoresha nga Klinika Infektive, Arjeta Zogaj-Berisha, ka thënë se 53 pacientë me Coronavirus janë të shtrinë në këtë repart.

Sipas saj, edhe shtatë të tjerë janë në pritje të rezultateve. Ajo ka sqaruar se 11 pacientë janë me oksigjeno-terapi në gjendje pak më të rëndë, kurse dy të tjerë janë të intubuar, pasi janë në gjendje kritike, raporton Ekonomia Online.

“53 raste pozitiv me Coronavirus, 11 me oksigjeno terapi dhe dy të tjerë të intubuar. Një grua shtatzënë nga Gjakova dhe një rast tjetër nga Prizreni. Për momentin është stabile”.

“Me parametra është stabil. Shpresojmë që të kaloi më mirë. Por nuk mund të flasim derisa është ajo është e intubuar. Edhe beba në konsultim me Gjinekologët na kanë thënë që është mirë “.

Infektologia shtoi se akoma nuk i kanë rezultatet e plota për të shëruarit.

Ndër të tjera ajo tha nuk ka raste të reja nga stafi i Klinikës Infektive që janë pozitiv me Coronavirus.

“Të shëruar ka por nuk i kemi marrë të plotë, sepse duhet të testohen edhe për herën e dytë. Dy veç i mora por akoma nuk i kemi rezultatet e plota duhet të presim”.

“Nuk kemi raste të tjera tek stafi. I kemi katër infermiere të shëruar, një është duke pritur në ritestim, nëse edhe kjo del negative atëherë i kemi pesë të shëruar nga Covid-19”.

Të ngjashme