Një shtetas i Bullgarisë po trajtohet në QKUK, Policia po i heton rrethanat e ngjarjes

Prishtinë | 05 Dhj 2023 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës është duke e hetuar një rast te lidhur me një shtetas të huaj në vend.
Bëhet fjalë për një person nga Bullgaria i cili është duke u trajtuar në QKUK.
Në rrethana ende të panjohura, ai ka pësuar lëndime trupore, dhe sipas të dhënave ende nuk ka mund të deklarohet.

Njoftimi i plotë:

 Prishtinë 04.12.2023-23:20. Njësitet policore pas pranimit të informatës se në QKUK një person shtetas i huaj është duke marrë tretman mjekësor për shkak të lëndimeve, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar ankuesin shtetas i Bullgarisë, i cili kishte pësuar lëndime trupore në rrethana (ende) të panjohura. Ankuesi për shkak të lëndimeve (në nofullë), nuk ka qenë në gjendje të deklarohet. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. 

Të ngjashme