Një shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete të enjten mbrëma në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se viktima është gjetur rreth orës 22:00 në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet.
“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë ajo.Në vendin e ngjarjes mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e viktimës.