Policia ka njoftuar se një shtetas i Maqedonisë së Veriut, gjatë kontrollës në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, nuk ka poseduar testin për koronavirus.
I njëjti nuk i ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë
“Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut gjatë kontrollës nuk ka poseduar testin për kovid 19, i njëjti nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtareve policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së