Një shtetas zviceran arrestohet në Fushë Kosovë, dyshohet se e vrau një grua me origjinë nga Argjentina

Prishtinë | 02 Gus 2023 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një shtetas zviceran në Fushë Kosovë, pasi dyshohet për veprën penale vrasje.

Sipas policisë një grua, shtetase e Argjentinës ka vdekur në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra nga rënia nga lartësia e një objekti ku ishte duke jetuar me shtetasin zviceran.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore.

“VRASJE: Fushë Kosovë 01.08.2023 – 01:59. Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftim. 

Të ngjashme