Një shtetase e huaja e ka njoftuar policinë e Kosovës se është kanosur nga një burrë poashtu shtetas i huaj.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.
“Prishtinë / Mars-2024-NN. Me 11.03.2024 ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull shtetas i huaj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.