Një slogan nacionalist serb vendoset në ambasadën e Kosovës në Norvegji

| 27 Jan 2025 | 14:29 | Nga

Ambasada e Kosovës në Norvegji ka njoftuar se në hyrje të saj është vendosur një slogan nacionalist serb “Kur të kthehet në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Kjo ambasadë e ka quajtur akt kërcënimi të drejtpërdrejtë për Kosovën dhe shkelje të normave ndërkombëtare vendosjen e këtij slogani.

“Thellësisht të shqetësuar për imazhin alarmant dhe sloganin nacionalist serb të vendosur në hyrje të ambasadës sonë në Oslo. Ky akt është kërcënim i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës, stafin e ambasadës, shkel normat ndërkombëtare, si dhe minon parimet e diplomacisë dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Të ngjashme