Një stuhi ka goditur SHBA-në dhe Kanadanë, duke sjelljë reshje të dendura bore. Më shumë se 145,000 njerëz janë pa energji elektrike në disa shtete juglindore dhe mijëra fluturime janë anuluar, raporton BBC.
Virxhinia, Xhorxhia dhe Karolina e Veriut dhe e Jugut kanë shpallur të gjitha gjendjen e jashtëzakonshme.
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA (NËS) thotë se në disa zona priten më shumë se 30 cm borë. Bora dhe akulli mund të rezultojnë në “udhëtime të rrezikshme, ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëmtime të pemëve”, paralajmëroi NËS.
Patrullat e autostradës raportuan qindra aksidente automjetesh. Kishte gjithashtu parashikime për përmbytje të mundshme bregdetare në disa zona, duke përfshirë qytetin e Nju Jorkut dhe pjesë të Konektikatit.
Më shumë se 3,000 fluturime në dhe jashtë SHBA-së u anuluan të dielën. Aeroporti Ndërkombëtar Charlotte Douglas në Karolinën e Veriut ishte ndër më të goditurit, me pothuajse 90% të fluturimeve të anuluara.