Një rojë sigurie, i cili ishte shkarkuar nga puna së voni, e ka qëlluar një person dhe i ka marrë peng më shumë se 30 persona në Manila të Filipineve.
Njësia speciale e policisë tashmë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po përpiqet të negociojë me rrëmbyesin e dyshuar. Ai është duke qëndruar brenda qendrës tregtare “V-Mall” në kryeqytetin filipinas, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
“Ai është i armatosur me një pistoletë. Ai po thotë se e ka një granatë, por nuk kemi mundësi ta konfirmojmë këtë”, tha Francis Zamora, kryetar i qytetit Manila. Ai shtoi se personi i qëlluar me armë nga sulmuesi është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje stabile.
Sulmuesi ka kërkuar që të flasë me mediet dhe rojet e tjera të sigurisë në këtë qendër tregtare. Ndërkohë një ekspert policor i negocimit po përpiqet t’i fillojë kontaktet me personin e dyshuar.