Audia është duke planifikuar të zgjerojë në masë të madhe vargun e saj të veturave elektrike e-tron në pesë vitet te ardhshme.
Kjo është konfirmuar nga një zyrtar i Audisë për uebfaqen automobilistike “AutoExpress”, ku ka pranuar se kjo kompani do të përdorë platformën e Volkswagen Group për vetura të vogla elektrike.
E njohur si platforma MEB, kjo arkitekturë është zbuluar nga VW Group gjatë konferencës vjetore të vitit të kaluar.
Dizajni i saj mbështet vetura të gjata deri në katër metra, përafërsisht sa madhësia e VW Polo’s dhe Audi A1-shit, gjë e cila ul edhe koston e prodhimit të tyre e të cilat shiten me një çmim prej rreth 20 mijë euro.
Kjo veturë pritet të dal në shitje në fund të 2020-ës, ndërsa fokusi i Audisë për të është çmimi i saj i lirë.
Anëtari i bordit të marketingut të Audisë Soneira Santos, i pyetur rreth kësaj vetura, ai ka thënë se: “Kjo është në planet tona. Ende nuk është dizajnuar, por po, ne kemi shanse që të kemi vetura në MEB(platformën), ndoshta nesër në MEB Entery (platforma për vetura të vogla), e po ashtu edhe në e-tron GT (veturë sportive elektrike)”.
Ueb faqja automibilistike ka krijuar disa ilustrime, të bazuar në ilustrimet e VW, për të shfaqur se si mund të duket Audi EV “bebe”.