Në fillim të kësaj jave, një pajisje që mbante firmën e Apple kaloi përmes zyrës së certifikimit të pajisjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, FCC.
Dokumenti nuk përmbante informacione mbi përshkrimin e pajisjes dhe llojin e saj.
Ajo çfarë dihet është se numri i modelit është A1844 dhe ka një formë të ngjashme me gjeneratën e katërt të televizorëve Apple.
Të gjitha specifikimet mbi përshkrimin e pajisjes janë fshehur nga një kërkesë e Apple. Por në qoftë se do të bënim një hamendesh-im mbi çfarë pritet të jetë pajisja e re e certifikuar nga gji gandi i teknologjisë, do të thonim se është televizori i shumëpërfolur Apple TV, me veçoritë 4K dhe HDR.