Një tërmet i fuqishëm ka goditur Malin e Zi, sot në orët e hershme të mëngjesit, (ora 04:06) ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ishte rreth 32 kilometra në veriperëndim të Nikshiqit në Mal të Zi, raporton Ekonomia Online.
Tërmeti ishte me intensitet 5.3 Rihter, dhe me thellësi 10 km nën tokë.
Goditjet e forta janë ndjerë edhe në Kosovë, si dhe në shtetet e rajonit duke përhapur frikë dhe panik.
Shumë qytetarë në Kosovë kanë shkruar në rrjete sociale se kanë qenë zgjuar dhe kanë ndjerë lëkundjet, meqë tërmeti ka ndodhur në kohën kur besimtarët myslimanë ngrihen për për të ngrënë syfyr.