Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5.6 magnitudë ka goditur para pak çastesh Greqinë.
Siç raporton qendra evropiane e sizmologjisë EMSC, epiqendra e tërmetit ishte pesë kilometra në thellësi të detit dhe 132 kilometra në jug të qytetit Gytheia, transmeton Telegrafi.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo viktima nga autoritetet greke.
Ndërkaq nuk është përjashtuar mundësia e një cunami, që do të mund të shkaktonte dëme të mëdha.