Një tjetër futbollist pritet të largohet nga Kosova U21, është në bisedime me Shqipërinë

| 15 Nën 2023 | 17:40 | Nga

Një tjetër futbollist mund të largohet nga Kosova U21. Destinacioni i tij pritet të jetë Kombëtarja e Shqipërisë.

Sipas burimeve të RTV Dukagjinit, ai është mbrojtësi i Trepçës’89, Erdin Dushi.

Siç mëson televizioni, Dushi është në bisedime me kuqezinjtë dhe pritet që në të ardhmen të ftohet nga selektori Alban Bushi.

21-vjeçari ka zhvilluar dy ndeshje me ‘Dardanët’ e rinj.

Në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e grupmoshave U16 dhe U17.

Mbrojtësi nga Vushtrria në nivel skuadrash ka mbrojtur ngjyrat e Prishtinës dhe Drenicës.

Ndërsa, në vitin 2022 u transferua te Trepça’89, duke pasur paraqitje mjaft të mira në Superligën e Kosovës.

Formën e mirë po e vazhdon edhe në Ligën e Parë.

Të ngjashme