Naim Kadolli, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Specialja.
Thotë se do të paraqitet në Hagë më 12 dhjetor në orën 10:00.
“Sot kur i gjithë populli shqiptar feston, festat më të rëndësishme të Kombit, 28 Nëntorin, unë si ushtar i UÇK-së marr ftesë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë”, njoftoi ai në Facebook.
Ish-ushtari i UÇK-së, i cili është invalid i luftës, ka thënë se nuk e njeh Gjykatën Speciale dhe se ftesën e ka pranuar vetëm për faktin se për themelimin e saj është votuar në Kuvendin e Kosovës.
‘’Ftesën e kam pranu, realisht nuk e njoh këtë gjykatë. Mirëpo sepse e ka votu parlamenti jem, kam luftu për këtë parlament prandaj do t’i përgjigjem ftesës. Për atë arsye do ta pranoj se përndryshe nuk e njoh këtë gjykatë’’, deklaroi ai.