“Cencurimi” i këngës së Kastro Zizos është përfolur shumë në media, e cila u pasua më pas me reagime dhe kundër reagime të njëpasnjëshme, duke e bërë festivalin e RTSH shumë të komentuar, ndonëse ende pa nisur mirë.
Por duket se në grupin e këngëtarëve të cilët kanë mbetur të pakënaqur nga ky festival, është edhe Ylli Limani, i cili ishte një ndër konkurrentët e vitit të kaluar. I pyetur nga “Thumb” përse ka zgjedhur që të mos marrë pjesë edhe këtë vit, Ylli është shprehur se nuk i ka lënë një shije aspak të mirë.
Madje ai ka deklaruar se nuk do të marrë më kurrë pjesë në Festivalin e RTSH-së.
“Nuk do marrë më kurrë pjesë. Nuk më ka lënë një shije të mirë” u shpreh Ylli.