Një tjetër person ka protestuar të shtunën para deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, pas raportimeve se familjarë të saj kanë marrë shuma të mëdha parash nga buxheti i shtetit, raporton Ekonomia Online.
Në një video ai shihet duke i ofruar një dokument asaj, dhe duke i thënë “për hajne e ki me dokument”.
“Për hajne, e ki me dokument. Nuk po të kërcënoj, për hajne e ki me dokument, të lutem…Kur ta kish qefin, unë të thash kjo letër o e jotja, të lutem, me dokument po ta them” – ka thënë ai.
