Një tjetër pushues mbytet në bregdetin shqiptar

Prishtinë | 10 Gus 2017 | 17:35 | Nga

Rëndohet bilanci u mbytjeve në det. Një tjetër pushues ka humbur jetën në plazhet shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kalaja” në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Policia bën me dije se 52-vjeçari me iniciale L.B nga Patosi ishte duke u larë në det kur kërkoi ndihmë. Pushues të rastit e nxorën nga deti pas thirrjeve të tij.

Në vendngjarje mbërriti edhe ambulanca, e cila i dha ndihmën e parë 52-vjeçarit. Por, fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. /tvklan.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme