Një tjetër sukses për dy këngëtaret e njohura shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha nominohen për çmimin e madh!

Prishtinë | 11 Nën 2023 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë ndër të nominuarat në “Grammy Awards 2024”.

Bebe Rexha është nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike e zhanrit elektronik” për hitin e saj “One in a Million” në bashkëpunim me David Guettan.

Ndërsa Dua Lipa është nominuar për dy çmime, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë e kompozuar për mediat vizuele”, të dyjat për këngën e saj “Dance The Night” nga filmi “Barbie”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë “Akademia e Regjistrimit të Muzikës” në Los Angeles, e cila ditën e djeshme ka shpallur listën vjetore të nominimeve për mbrëmjen më të rëndësishme të çmimeve në industrinë e muzikës, ‘Grammy Awards 2024’.

Nga ana tjetër Dua dhe Bebe kanë vendosur që ta ndajnë këtë gëzim me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

“10 milionë shikime për ‘Houdini’ në më pak se 24 orë dhe dy nominime ‘Grammy’ për ‘Dance The Night’. Çfarë dite. Faleminderit, faleminderit”, ka shkuar Dua krahas fotove.

Ndërsa Bebe teksa ndau me ndjekësit një foto me David Guettan ka shkruar: “Faleminderit Akademisë së Regjistrimit që vendosët një buzëqeshje në fytyrën time sot”.

Kjo nuk është hera e parë që 34-vjeçarja ka qenë e nominuar për këtë çmim, pasi edhe vitin e kaluar u nominua për ‘Kënga më e mirë ritmike/elektronike’ për hitin e saj “I’m Good (Blue)”, por Beyonce ia rrëmbey çmimin me këngën “Break My Soul”.

Të ngjashme