Bundesliga çdo ditë e më shumë po vërshohet nga lojtarët nga Kosova.
Lojtari më i fundit që ka debutuar në ligën gjermane është Leon Dajaku.
17-vjeçari ka debutuar te VfB Stuttgart, duke luajtur për 20 minuta.
Skuadra e Dajakut u mposht nga Borussia Monchegladbach me rezultat, 3:0, ndërsa performanca e tij u vlerësuar lartë nga mediat gjermane.
17-vjeçari luan si mesfushor ofanziv, por që mund të luajë në krah të sulmit dhe në qendër.