Një video e çuditshme është publikuar nga Vrojtuesit e Lagjes, faqe në Facebook ku qytetarët raportojnë për parregullsi apo probleme të ndryshme në Prishtinë.
Në këtë video që thuhet se është realizuar në Rrugën B, shihen disa qenë duke u futur në një lokal që ndodhet në këtë pjesë të Prishtinës.
“Kryetar Perparim Rama, mendoj qe situata është shqetësuese tash e një kohë dhe duhet të ndërmerren masa. Ku janë premtimet dhe strategjitë për strehimoret? Rruga B”, thuhet në përshkrimin e videos.