Një udhëtim nga Prizreni në Shkodër

Prishtinë | 18 Dhj 2016 | 07:08 | Nga

Qyteti i Prizrenit shtrihet përgjatë një shtegu malor gjysmë orësh. Numëron 30 minare dhe lë aq shumë përshtypje saqë shumëkush do ta konsideronte si më të rëndësishëm se Selaniku. Ka vetëm 20 000 banorë, të cilët jetojnë në kushte të mjerueshme.

Prej 4 000 shtëpive sa llogaritet të jenë, 500 janë të banuara nga familjet greke dhe 3 500 nga ato shqiptare, me shumicën prej tyre të konvertuar në islam. Shqipja është gjuha më e përdorur këtu, mirë fliten bukur shumë edhe turqishtja e greqishtja, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për sa i përket emrit të qytetit, ai zakonisht njihet si Prezdren, por dëgjohen shpesh edhe emërtimet e tjera si: Prizdra, Pizdra, Pizdren, Pizren, Pizra, Pizrend, Pizdrend, Prizdren dhe Prizrend. Ka shqiptime të ndryshme, gjë që është një rezultat i zakonshëm i përdorimit të gjuhëve të ndryshme dhe i faktit se shumica e banorëve nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë, gjë kjo intriguese shkaku se reflekton një laramani të formave të të shkruarit që shpesh vihet re në qytetet e Orientit.

Për këtë arsye u kam kushtuar vëmendje të madhe shqiptimeve dhe jam përpjekur t’i shkruaj sa më saktë që mundja. Për të shmangur gabimet dhe keqinterpretimet që mund të krijojë një gjendje e tillë, gjeografët këshillohen që t’i dëgjojnë me kujdes tingujt e gjuhëve vendëse dhe më pas të përpiqen të arrijnë një marrëveshje për formën e drejtë historike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme