Shkolla Krijuese e Universitetit “Ryerson” tani po ofron një kurs që do të thellohet në jetën dhe talentet muzikore të artistëve muzikorë të lindur në Toronto, Drake dhe Weeknd.
Kjo në bazë të një njoftimi të bërë nga universiteti që tregon më shumë rreth asaj që do të mësohet.
Kursi, i quajtur “Deconstructing Drake & The Weeknd”, do të ofrohet në semestrin dimëror duke filluar nga janari 2022, sipas profesorit Dalton Higgins.
“Është koha që ikonat tona kanadeze të rap-it dhe R&B të njihen dhe të kanonizohen në mënyrë akademike ose ndryshe”, tha Higgins. “Dhe është kritike për studiuesit dhe historianët të shqyrtojnë skenën muzikore të Torontos që lindi Drake/Weeknd dhe ndihmoi në krijimin e kushteve që ata të bëhen mega të suksesshëm”.
Lënda do të ofrohet si një nga kurset kryesore për programin Bachelor të Muzikës Profesionale të Shkollës Krijuese, “programi i parë universitar i muzikës profesionale ndërdisiplinore”, sipas universitetit.Lexo po ashtu:Të gjitha lajmet nga Drake
Higgins ka mbajtur leksione mbi muzikën e artistëve me ngjyrë në universitete të shumta dhe ka shkruar gjashtë libra mbi këtë temë.
Drake, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Graham, ka arritje të shumta në karrierë duke përfshirë numrin 1 në Billboard 100, numër 1 në Mbretërinë e Bashkuar dhe katër çmime “Grammy”.
Kursi gjithashtu do të analizojë The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye, një artist fitues i “Grammy”.