Një vajzë e moshës së mitur dyshohet të ketë kryer vetëvrasje, sot në mbrëmje, në Klinë.
Rastin për Kallxo.com e ka konfirmuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agron Galani.
Prokurori Galani nuk dha shumë detaje rreth rastit për të cilin tha se po cilësohet si “hetim i vdekjes”.
“Po mund ta konfirmoj, rasti është cilësuar si hetim i vdekjes. Për shkak se është i moshës se mitur nuk mund të japim detaje me shumë”, tha prokurori.