Një vajzë me probleme mendore dyshohet se është dhunuar në Pejë.
Lidhur me këtë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, për teve1.info tha se janë duke ndërmarrë veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit apo personave të dyshuar.
“Pas veprimeve hetimore dhe ekzaminimit mjekësor të viktimës, dyshohet se është dhunuar. Për këtë çështje janë autorizuar nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës për të ndërmarrë veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit apo personave të dyshuar, që e kanë kryer këtë vepër penale”, tha Nikçi.
Viktima 23-vjeçare dyshohet se është shfrytëzuar dhe dhunuar nga persona akoma të paidentifikuar.