Nertil Buzi nga Fieri është identiteti i 30-vjeçarit shqiptarit të rrëmbyer në Angli nga 7 shqiptarë të tjerë.
Alarmin për pëngmarrjen e tij e ka dhënë vëllai i Nertil Buzi. Ai denoncoi në polici rrëmbimin e vëllait dhe kërkoi ndihmën e autoriteteve.
Në mesin e 7 pengmarrësve të arrestuar mësohet se është edhe një vajzë.
Dyshohet se shkak për këtë pengmarrje të jenë bërë prishja e pazareve të drogës mes të riut dhe personave që e mbanin peng. Siç kemi raportuar më herët të arrestuarit rezultojnë emra me rekorde kriminale në kultivimin e lëndëve narkotike në shtëpi bari dhe trafikim të tyre.