Policia e Kosovës (PK) njofton se një vajzë ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një taksist. Ky i fundit është liruar në procedurë të rregullt.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën në Fushë-Kosovë.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në TAX-i, është ngacmuar seksualisht nga drejtuesi i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftim.