Një vajzë zhduket në Prizren e një tjetër në Vushtrri, një burrë raportohet i zhdukur në Gjilan

Prishtinë | 29 Qer 2024 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar për tri raste të “personit të zhdukur”, në Prizren, Vushtrri e Gjilan.

Babai në fshatin Piranë të Prizrenit ka raportuar se vajza e tij nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk e di vendndodhjen.

Në Vushtrri, nëna ka thënë se nuk ka dijeni për vendndodhjen e vajzës së saj të mitur.

Ndërkohë, në Gjilan, djali e ka raportuar të zhdukur babanë.

Të ngjashme