Një i vdekur dhe dy të plagosur pas një sulmi vetëvrasës në Kashmir

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 08:38 | Nga

Sulmues vetëvrasës kanë goditur një kamp ushtarak në Srinagar në Kashmit të administruar nga indianët, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Një ushtar i Forcës së Sigurisë Kufitare u vra dhe dy të tjerë u plagosën, sipas policisë. Dy sulmues gjithashtu vdiqën.

Kampi ndodhet pikërisht jashtë aeroportit ndërkombëtar në Srinagar.

Operacionet e fluturimit, të cilat u pezulluan të martën në mëngjes, kanë rifilluar. Rrugët që çuan në aeroport, të cilat u mbyllën më herët, gjithashtu janë rihapur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme