Zjarrëfikësit e kanë futur shpejtë nën kontroll zjarrin në kullën e presidentit amerikan (Trump Tower). Por ndihma u vonua për një banor të kullës në Manhattan.
Si pasojë e një zjarri në Trump Tower, në Nju Jork, ka vdekur një person. 67-vjeçari është gjetur pa vetëdije dhe menjëherë është trasportuar në spital. Mirëpo çdo përpjekje për ndihmë ishte e vonuar, sepse pas pak kohe ai ndërroi jetë në spital, kumtoi policia. Në raportet e mediave thuhet se bëhet fjalë për një banor të një apartamenti në Trump Tower – sipas të gjitha gjasave një tregtar me vepra artistike.
Zjarri ka shpërthyer të shtunën (sipas kohës lokale në SHBA), në katin e 50 të rrokaqiellit. Nga godina shihej tym i dendur. Rrugët rreth Trump Tower janë bllokuar menjëherë.
Lufta me stuhinë e zjarrit ka qenë shumë e komplikuar dhe “shumë e vështirë”, thuhet në raportin e zjarrfikësve. “Apartamenti ishte i madh, ndërkohë që është dashur të ngjitemi në katin e 50. Ndryshe, sasia e tymit ka qenë shumë e madhe. “Megjithatë zjarri është futur nën kontroll shumë shpejt. Gjatë aksionit të shuarjes së zjarrin janë lenduar gjashtë persona”. Deri tani nuk dihet sakt se cili ishte shkaku i zjarrit, por autoritetet po punojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Presidenti amerikan Donald Trump ka falënderuar zjarrëfikësit për “punën e mrekullueshme” që kanë bërë në shuarjen e zjarrit. Zjarri është shuar, shkruan Presidenti në një mesazh të shkurtër në Twitter. Rrokaqielli në Fifth Avenue është edhe selia e firmës së Presidentit amerikan. Zyrat e sipërmarrjes së Presidentit gjenden në tri katet më të larta të godinës me gjithësej 58 kate. Presidenti Trump dhe gruaja e tij Melania kanë qenë në kohën e shpërthimit të zjarrit në Uashington.