Një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i bombës në Kiev, bëri të ditur Ministria e Brendshme e Ukrainës.
Në mesin e të plagosurve është edhe ligjvënësi ukrainas, Ihor Mosiychuk.
Shpërthimi ka ndodhur të mërkurën vonë, derisa Mosiychuk dhe disa njerëz të tjerë po linin ndërtesën e një televizioni lokal në qarkun Solmianski.
“Shpërthimi në Kiev është klasifikuar si akt terrorist dhe Zyra e Prokurorit të Ukrainës ka hapur procedura penale”, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës.
Sipas saj, personi që ka vdekur ka qenë roje e deputetit Mosiychuk dhe oficer special i policisë.