Duket se nuk do të kemi një verë të nxehtë politikisht. Apo më mirë me thënë, që mund të kemi një verë të qetë nga/larg politika. Ky momenti apo rasti i humbur për zgjedhje të parakohshme e ka qetësuar situatën mirë. Tash nuk po kërkojnë më zgjedhje opozita, e pozita po i vazhdon do punë tjera. Por edhe kryeministri i Kosoves mund të mësoj nga rasti i Mbretërisë së Bashkuar se si KM atje, Rishi Sunak, i thirri zgjedhjet me 4 korrik.
Kam shkruajt para disa ditë që inteligjencat janë futur në sipërfaqe dhe kjo po vazhdon, por nuk do të zgjasë. Nuk është aspak mirë kur inteligjencat bëhën tëmë kryesore për shkak se ato duhet të punojnë të heshtura. Mbi të gjitha, duhet të fokusohen në parandalim, e jo në fushata mediatike sikur tani. Derisa ne merremi me këto raste që faktikisht janë të gjykatave, prokurimet publike dhe tenderat mundet u bë pa vëmendje dhe kontrollë të publikut dhe mediave.
Inteligjencat po ikin, futbolli po vjen. Tash po fillon edhe kampioniati europian EURO2024 dhe kjo është tema kryesore e verës. Kjo, jo vetëmse do të na argëtoj, por edhe do të jetë një ndër intereset dhe temat kryesore të njerëzve.
Qeveria do vazhdoj të mundohet të i përfundoj disa punë të hapura, sidomos në infrastrukturë, parase të përfundoj mandati i tyre dhe të përgatiten për zgjedhje. Opozita do krijoj një fymë të parazgjedhore me përgatitje, përfshi ndonjë fytyrë të re dhe zhvillim të programeve politike.
Temperaturat janë ngritur më shumë se zakonisht, moti duket jo shumë i qëndrueshëm në aspektin që po ndryshojnë në ekstermitete temepraturat. Ngoshta një pjesë e qytetarëve mendjën e kanë tashmë tek pushimet dhe deti. Cmimet shumë të larta këtë vit shkaku u inflacionit disa vite rend. Një e keqe e madhe e inflacionit është që kur cmimet rriten, ato zakonisht stabilizohen, nuk zbresin, përveq në periudha të përkohshme kur ka ofertë më të lartë në treg.
Shtatori do të vie shpejt. Në shtator të gjithë do të vijnë të ‘rifreskuar’. Mesiguri do të ketë një tenim të rikthimit të temës së zgjedhjeve të parakohshme, por nuk do të ketë shumë logjik se do të jemi afër zgjedhjeve të regullta.
Ndërkohë, mos harroni të freskoheni me ujë vazhdimisht gjatë temperaturave të nxehta. Të ushqehemi më shumë me perime dhe sallata, të përshtatemi me natyrën dhe stinët. Të ju japim ujë dhe ushqim qenëve të rrugës. Të argëtohemi me ndonjë libër.
Githashtu me shpresë që situata e sigurisë në Ukrainë nuk eskalon se kjo ndikon edhe tek rajoni jonë. Një përshallëzim i gjendjes së sigurisë në veri mund të na sjellë agjendën e sigurisë publike dhe krizave në tavolinë me një shepjtësi të dritës. Ky mbase është edhe vulnerabiliteti thelbësor i yni mund të lëndohemi me pak angazhim nga ata që nuk ja dojnë të mirën paqës dhe stabilitetit të Kosovës dhe rajonit.