Një veturë e policisë aksidentohet me veturën e Majlinda Kelmendit

Prishtinë | 01 Sht 2023 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur afër Kino Abc në Prishtinë.
Aty një veturë e Policisë së Kosovës e ka goditur automjetin e llojin Poersche Macan, të cilën po e ngiste xhudistja kampione e botës, Majlinda Kelmendi, raporton Klan Kosova nga vendi ngjarjes.

Klan Kosova mëson nga dëshmitarët e rastit, se kjo ngjarje lidhet me vjedhjen në të cilën ndodhi në BKT, vetëm gjysmë ore para përplasjes së veturave.

Si rezultat i gatishmërisë së policisë për të qenë në vendngjarje sa më shpejtë, automjeti i tyre është përplasur me atë të xhudistes, Majlinda Kelmendi.

Të ngjashme