Një veturë me targa gjermane rrokulliset afër QKUK-së në Prishtinë

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 23:56 | Nga Ekonomia Online

Një veturë me targa gjermane është aksidentuar në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë.

Sikur shihet në fotografitë e Ekonomia Online, vetura e tipit “Golf 8” është rrokullisur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ambulanta dhe njësitet e zjarrëfikësve.

Zyrtarë të policisë i thanë Ekonomia Online se bëhet fjalë për vetaksident. Dyshohet se vozitësi nuk ia ka përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës, e cila ka qenë e lagur për shkak të rigave të shiut.

Të ngjashme