Studim pas studimi, dhe fakte të reja. I pari thyen e dytin, e kështu me radhë. Nëse do t’i besonit çdolloj studimi të publikuar, më së pari vendosni të kryeni analizat shëndetësore e të konsultoheni me mjekun tuaj të familjes. Kjo është rruga e parë e drejtë, për tjerat, vendosni pas rezultateve.
Një studim i kryer në mbi gjysëm milioni njerëz në Kinë, sugjeron se një vezë në ditë mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ekspertët theksojnë se konsumimi i vezës duhet të jetë pjesë e dietës ditore. Ndërsa, frika se konsumimi i tepërt i vezëve mund të bëjë dëm, duhet eleminuar.
“Një vezë në ditë, mund të sjellë përfitime për shëndetin“, thotë prof. Nita nga Universiteti i Kembrixhit.
Studimi i publikuar në revistën “Heart”, ka vëzhguar me vëmendje efektet e vezës për të vërtetuar ose hedhur poshtë frikën që ekzistonte se mos veza shkakton salmonelë, apo rrit kolesterolin.
Së fundmi, shumica e doktorëve këshillojnë konsumimin e vezëve, si pjesë e dietës, pasi janë shumë të ushqyeshme. Ato përmbajnë: nivel të lartë proteine, vitamina A, D, B dhe B12, si dhe përbërës që mbrojnë sytë.
“Një vezë, apo dy në ditë, është mëse e këshillueshme“, thotë doktor Frankie Phillips, nga Shoqëria Dietike Britanike.
“Njerëzit nuk duhet të frikësohen nga konsumimi i vezëve“.
“Mbase, i vetmi paralajmërim– thotë dr. Philips – është që të hash shumë vetëm një lloj ushqimi, do të thotë që të mos konsumosh ushqimet e tjera“.
Vezët gjithashtu janë burim i mirë i proteinës.
Fondacioni Britanik për Zemrën hodhi poshtë këshillën për të limituar konsumimin e vezëve në tre në javë, kur dolën në dritë evidencat e reja për kolesterolin.