Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje që të vaksinohen personat e ndjeshme, pasi virusi A është në qarkullim.
Njoftimi i Institutit:
Qytetarë të nderuar!
Virusi A i gripit është në qarkullim në Kosovë, andaj rekomandohet të vaksinohen personat e ndjeshëm e në radhë të parë personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit.
Mbani higjienën personale, lani duart sa më shpesh, ajrosni mjediset e mbyllura dhe mos rrini në vendet ku grumbullohen shumë njerëz dhe mos dilni kur ajri është i papastër!.