Një vit burgim e 500 euro gjobë për vjedhjen e dy palë atleteve në Prizren

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, e ka dënuar të akuzuarin me iniciale R.I. nga Arbana (Prizren) për shkak se i njëjti ka vjedhur dy palë atlete në një qendër tregtare në këtë qytet.

Të akuzuarin, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim me gjobë në shumën prej pesëqind euro si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej një viti.

“Sepse me datën 08.03.2019, rreth orës 11.56 minuta në Prizren, në rrugën ‘Tirana’, saktësisht në Qendrën Tregtare A&M, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, ia merr pasurinë e luajtshme të dëmtuarit me iniciale Sh.K. në atë mënyrë që i pandehuri në ora 11.03 minuta, hyn në lokal, kontrollon gjësende, i merr dy palë atlete të firmave ‘Adidas’ dhe ‘Gas’ i vendos në brez dhe operon lirshëm pa e vërejtur askush dhe me sendet e vjedhura, largohet nga lokali pa paguar, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm të konsiderueshëm material”, ka thënë Themelorja e Prizrenit.

Të ngjashme