Një vit në krye të Prishtinës, Përparim Rama thotë se do ta vë kryeqytetin në “rrugën e duhur”

Prishtinë | 07 Dhj 2022 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Sot janë bërë një vit që kur Përparim Rama ka marrë detyrën si kryetar i Prishtinës.

Rama, një vit më parë është betuar se do të kryejë me përgjegjësi dhe në përputhje me kompetencat detyrën e tij si kryetar i Prishtinës.

Rama teksa ka kujtuar këtë moment ka thënë se projektet për transformimin e Prishtinës dhe transformimin e jetës së qytetarëve do të vazhdojnë.

“Fillimet janë plot sfida, të cilat vetëm nëpërmjet dedikimit, energjisë dhe punës së pandalshme të krejt ekipit, do t’i kapërcejmë, e të vëmë në rrugën e duhur projektet dhe planet për transformimin e Kryeqytetit dhe përmirësimin e jetës së gjithsecilit’’, ka shkruar ai.

Të ngjashme