Sot bëhen një vit që prej vrasjes së policit Sami Thaçi, në Zhur të Prizrenit, në një aksion policor në këtë fshat.
Thaçi 28 janarin e vitit të shkuar bashkë me kolegët e tij kishin shkuar për një aksion kërkimi anti-drogë në fshatin Zhur të Prizrenit.
Policia kishte thënë se gjatë bastisjes në një moment në katin e dytë të shtëpisë në rrethana të panjohura kishte ndodhur një shpërthim me ç’rast ishin lënduar tre zyrtarë policorë meshkuj K/Shqiptarë dhe një fëmijë, ndërsa një zyrtar policorë nga plagët e marra kishte ndërruar jetë, dhe ai ishte polici Sami Thaçi.
Pas rastit u tha se policia kishte shkuar në shtëpinë e të akuzuarit për vrasjen për shkak se i kishte thirrur vajza e tij 7-vjeçare.