“Një vit pas, Komuna e Zveçanit funksionon, me kryetar, me stemën e flamurin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e LVV-së në në njëvjetorin e sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it nga strukturat kriminale serbe gjatë protestave të Zveçanit
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), në njëvjetorin e sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it nga strukturat kriminale serbe gjatë protestave të Zveçanit, ka thënë se sot një vit pas falë inistimit të institucioneve të Kosovës, Komuna e Zveçanit tashmë funksionon, me kryetar dhe me stemën e flamurin e Republikës së Kosovës.
Në një postim në Facebook, LVV me mbishkrimin “Republika nuk pezullohet” ka thënë se insistimi i institucioneve të Kosovës ka bërë që në Zveçan sot pamja të jetë krejt ndryshe, duke thënë se nuk alternativë tjetër përpos zbatimit të ligjit të Kosovës.
“Insistimi i institucioneve të Republikës së Kosovës ka bërë që atje sot pamja të jetë krejt ndryshe sepse nuk ka tjetër alternativë pos zbatimit të kushtetushmërisë, ligjshmërisë dhe kësisoj ruajtjes së sovranitetit e integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Një vit pas, Komuna e Zveçanit funksionon me kryetar, me stemën e flamurin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Në veri, tensionet u rritën vitin e kaluar pasi policia e Kosovës asistoi që në ndërtesat komunale të hynin kryetarët e rinj shqiptarë.
Kjo u kundërshtua nga popullata vendase serbe, që nuk pranoi rezultatet e zgjedhjeve lokale të prillit, votime që i bojkotoi.
Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët u përleshën me KFOR-in dhe mbi 100 persona u plagosën nga të dyja palët.