Një vullkan ka shpërthyer në jugperëndim të kryeqytetit të Islandës, Reykjavik, ka bërë të ditur zyra meteorologjike e shtetit.
Sipas kësaj zyre, plasaritja si pasojë e vullkanit ka shkuar deri në 700 metra largësi ndërkohë që shpërthimi i fundit vullkanik në këtë pjesë të Islandës kishte ndodhur para 800 vjetësh.
Islanda ka shënuar më shumë se 40.000 tërmete në tri javët e fundit ndërkaq në vitin 2010 shpërthimi i një vullkani tjetër kishte shkaktuar ndalimin e trafikut ajror nëpër Evropë, raporton BBC.
Mirëpo, shpërthimi i këtij vullkani nuk pritet të shkaktojë pasoja të ngjashme.
Helikopteri i rojës bregdetare është dërguar rreth 30 kilometra afër Reykajvikut për të analizuar zonën.