Sulmuesi i talentuar Fisnik Asllani ka marrë shpërblimin nga trajneri i ekipit të parë të Union Berlinit, Urs Fischer, për 20 golat e shënuar në 15 paraqitje për ekipin U-17 të klubit gjerman. Asllani 16-vjeçar është pjesë e ekipit senior prej 28 lojtarëve që kanë udhëtuar në Spanjë për përgatitje.
Me Union Berlinin, që garon në Bundesliga 2 të Gjermanisë, reprezentuesi i U-17 të Kosovës, do të qëndrojë deri të enjten në Spanjë. Pjesë e Berlinit është edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Eroll Zejnullahu, shkruan sot Koha Ditore.
Asllani shpreson që shpejt të bëjë edhe hapin e radhës në karrierë – te debutojë me ekipin senior.