Një zhurmë e çuditshme vjen nga nëntoka, banorët lenë shtëpitë të frikësuar në Selanik

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Banorët e lagjes “Meteora” në Selanik kanë dhjetë ditë që përballen me një fenomen të çuditshëm, i cili ka tërhequr edhe vëmendjen e autoriteteve dhe mediave.

Ata janë mbledhur në qendër të lagjes dhe kanë treguar për mediat se çdo natë dëgjojnë një zhurmë të çuditshme që vjen nga toka.

“Zhurma dëgjohet zakoniisht natën dhe sidomos pas orës 12. Duket sikur dikush gërmon nëntokë, por nuk na kanë shpjeguar ende se për çfarë bëhet fjalë”, tregojnë banorët.

Ata kanë publikuar në rrjetet sociale edhe video nga momenti i zhurmës, video e cila ka marrë komente të ndryshme.

Zhurma dëgjohët në një perimetër prej rreth 1 kilometri, ndërsa banorët kanë dalë nga shtëpitë mbrëmjen e kaluar duke kërkuar zgjidhje për ankthin që iu ka shkaktuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme