Një shtetas nga Zvicra është gjetur i vdekur në një hotel, dje në Prishtinë.
Rasti u raportua sot nga Policia e Kosovës.
“Në rrugën “Ilaz Agushi”, Prishtinë, është raportuar se viktima mashkull shtetas zviceran është gjetur i vdekur në një hotel. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen”, thuhet në raportin e PK-së.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.