Njëra nga gratë e vrara në Aargau është gruaja e kosovarit të dyshuar

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 16:24 | Nga

Njëra prej grave që u gjet e vrarë në një banesë në Hausen AG të Zvicrës, raportohet të jetë bashkëshortja e 54-vjeçarit nga Kosova, që u arrestua si i dyshuar për krimin që ndodhi në kantonin e Aargaut.

Dy gratë u gjetën të vrara mëngjesin e të hënës, derisa policia kantonale e arrestoi kosovarin në vendin e ngjarjes, në banesën që i dyshuari dhe njëra prej viktimave banonin. Kjo e fundit, 38-vjeçare, ishte gruaja e të arrestuarit, përcjell në shqip Gazeta Express raportimet e medieve zvicerane.

Policia e kantonit të Aargaut, deri më tash ka konfirmuar krimin dhe arrestimin e një të dyshuari, po nuk ka dhënë detaje për gruan tjetër që u gjet e vrarë në banesën që e kishin me qira i dyshuari dhe viktima tjetër, në Hausen AG të Zvicrës.

Mediet raportojnë se viktima tjetër nuk ishte bashkëbanuese e çiftit, por pa informacione të tjera shtesë, shkruan Gazeta Express.

Motivet e krimi janë ende të paqarta, derisa banorët përreth vendit të krimit i kanë thënë ’20minuten’ se çifti nuk ishte shumë kohë që ishin vendosur të banonin në apartamentin ku ndodhi vrasja e dyfishtë.

Prokuroria ka iniciuar autopsinë për viktimat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme