“Njerëz të çmendur” – Pacolli reagon ndaj pretendimeve se ishte në dijeni për vrasjen e Liridona Ademajt

Prishtinë | 26 Mar 2026 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili në të kaluarën ka mbajtur edhe pozita të larta shtetërore ka reaguar pas deklaratës së Granit Plavës i cili tha Naim Murseli që të dy të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt i kishte thënë se për rastin është në dijeni edhe Pacolli.

Por, ky i është përgjigjur duke  i ka quajtur njerëz të çmendur

“Njerëz të çmendur, shumë të çmendur”, ka thënë Pacolli në një përgjigje për Tëvë1.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të tij, avokatit Skender Gojani, i akuzuari Plava tha se kishte marrëveshje me Naim Murselin dhe se ka qenë në dijeni për veprën për të cilën sot po akuzohet.

“Asnjëherë nuk më ka tregu kush është personi (që do ta vriste), edhe m’ka thanë veç ki me marrë përgjegjësi ti, kurgjë tjetër. Unë pa u ba dy vjet të nxjerri prej burgu, e di çfarë pushteti kam”, tha Plava,

Sipas tij, Murseli i ka thënë se për këtë rast ka qenë në dijeni edhe Behgjet Pacolli.

“Me fjalë të Naimit qysh m’ka thanë Naimi, m’ka thanë që edhe Behgjet Pacolli për këtë rast ka qenë në dijeni, ti e di çfarë pushteti kemi na, më ka thanë. Nuk ka shansa me nejt në burg ma shumë se dy vjet”, u shpreh Plava gjatë seancës.

Të ngjashme